“Do të fus plumb ballit” – Mesazhi kërcënues i Kurtit ndaj kryeministrit

Shqipëria

“Do të fus plumb ballit” – Mesazhi kërcënues i Kurtit ndaj kryeministrit

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 15:10
Edi Rama

Andrea Kurti u arrestua mëngjesin e djeshëm nga Anti-terrori, për shkak se ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama. Ai i ka dërguar kreut të ekzekutivit mesazhe kanosëse, të cilat i ka fshirë menjëherë më pas nga celulari.

Ekspertët kanë arritur megjithatë t’ia rikthejnë sërish në aparatin telefonik. Në një prej mesazheve, i riu i ka shkruar Ramës se “do të të fus plumb ballit”. Momentalisht, Kurti po mbahet në një qeli të Policisë së Tiranës.

Sipas informacioneve policore, Andrea Kurti, i lindur në Pukë, jeton me qira në zonën e “Unazës së Re”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat