Lirohen banorët e Unazës, vetëm 1 mbetet në qeli

Shqipëria

Lirohen banorët e Unazës, vetëm 1 mbetet në qeli

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 15:19
Foto

27 persona janë ndaluar nga policia të martën kur nisi aksioni i INUK për shembjen e 33 banesave. Prej tyre 26 janë proceduar në gjendje të lirë ndërsa vetëm 1 mbeti në qeli.

Gjykata pas shqyrtimit të dosjeve vendosi të lërë të lirë edhe Shkëlzen Sadikajn. Madje dhe ndalimi i tij është konsideruar paligjshëm.

Sadikaj u ndalua pas rezistencës që banorët i bënë policisë, e cila prej orës 6 të së martës vuri në rrethim dy anët e rrugës. 

Aksioni përfundoi brenda 12 orëve ndërsa pritet të vijojë në një fazë të dytë. Në mbështetje të banorëve ish deputeti i PD, Klevis Balliu akuzoi për dhunë.

Klevis Balliu: “Gjatë gjithë kohës qeveria ka gënjyer dhe Bregun e dytë dhe të tretë që ju nuk prekeni. Tani e treguan se preken të gjithë.”

Si pasojë e përplasjeve 13 persona u dëmtuan, nga të cilët 5 ishin efektivë policie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat