Në Shqipëri, 80 mijë diabetikë – çdo vit shtohen 400 raste të reja të sëmundjes

Shqipëria

Në Shqipëri, 80 mijë diabetikë – çdo vit shtohen 400 raste të reja të sëmundjes

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 16:11
Ilustrim

Sëmundja e diabetit po merr përmasa edhe në Shqipëri. Janë 80 mijë pacientë që janë diagnostikuar dhe trajtohen me mjekim në vendin tonë. Çdo vit ka 4000 raste të reja dhe më problematike bëhet situata pasi po shtohen fëmijët me diabet.

Kjo sëmundje përveç vështirësisë në përditshmërinë e pacientit ka një kosto të lartë. Ajo prek organe të tjera në trupin e pacientit duke ndikuar në shtimin e sëmundshmërisë.

Dallëndyshe Meca është diagnostikuar me diabet kur ishte 46 vjeç. Pas trajtimit me medikamente më pas iu nënshtrua insulinës për të cilën i duhen 5 fisha në ditë, ndërkohë që vuan nga shumë sëmundje të tjera për shkak të diabetit.

Diabeti është sëmundje që fsheh dhe nuk shfaq simptoma që në fillim. Ndaj shifra e të prekurve mendohet të jetë dyfish më e lartë pasi ka po aq të prekur që nuk dinë.

“Në çdo një të diagnostikuar ka një tjetër që nuk di. Kështu që mund të jenë 140 mijë persona të prekur”, shprehet dr. Florian Toti.

Por të jetosh me diabet duhet të bësh shumë kujdes me ushqimin.

Por keq ushqyerja dhe shtimi i obezitetit te fëmijët ka rritur numrin e pacientëve të vegjël. 60 raste të reja çdo vit me diabet 1 që i nisin insulinat që në moshë të vogël.

T’i qëndrosh larg diabetit duhet t’i qëndrosh larg jetës sedentare , të ushtrohesh, të ecësh dhe të ushqehesh shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat