Studentët me 4 dhjetor te MAS, aty ku një vit më parë nisën protestat masive

Shqipëria

Studentët me 4 dhjetor te MAS, aty ku një vit më parë nisën protestat masive

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 07:46
Ilustrim

4 dhjetori do të rikthejë te MAS studentët, pikërisht në vendin ku një vit më parë do të nisnin protestat masive studentore .

Sërish për të protestuar me të njëjtat kërkesa. Njoftimi është bërë nga Lëvizja për Universitetin.

Njoftimi i plotë:

ME MIJËRA NË PROTESTË!

Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:

KUNDËR
• Ligjit të arsimit të lartë
• Financimit të universiteteve private me paratë tona
• Abuzimit me të drejtat e studentëve

PËR
• Arsim cilësor
• Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë
• Përgjysmimin e të gjitha tarifave
• Votë të barabartë studentë-pedagogë
• Kushte dinjitoze studimi dhe jetese
• Perspektivë punësimi profesional

NE DO TË FITOJMË!
BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat