Një ditë pas "betimit" tek noterja, Arta Vorpsi mbërrin në Gjykatën Kushtetuese

Shqipëria

Një ditë pas "betimit" tek noterja, Arta Vorpsi mbërrin në Gjykatën Kushtetuese

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 08:00
Arta Vorpsi

Një ditë pasi bëri betimin tek noterja, gjyqtarja Arta Vorpsi ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese. 

Emërimi i Arta Vorpsit si anëtare e Gjyaktës Kushtetuese është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Mbrëmjen e djeshme, në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Elsa Toska, u bë anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese pas Besnik Muçit. Më pas u betuan Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.

Pas betimit të tyre reagoi Presidenti i republikës, Ilir Meta.

“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë!

Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji!” shkruan Meta, në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat