Seancë e jashtëzakonshme në kuvend, PS sulmon Metën dhe mbron Dvoranin

Shqipëria

Seancë e jashtëzakonshme në kuvend, PS sulmon Metën dhe mbron Dvoranin

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 11:53
Kuvendi i Shqipërisë

Ka nisur tashmë seanca e jashtëzakonshme e parlamentit, e cila u mblodh këtë të premte jashtë rradhe për të miratuar një rezolutë të të majtëve kundër Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili pak ditë më parë vendosi të miratojë emrin e Marsida Xhaferllarit (dhe jo të arta Vorpsit siç pretendon kuvendi) si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së ka sulmuar Presidentin duke thënë se ai është kundër krijimit të gjykatës Kushtetuese. Madje Balla ka mbrojtur dhe Ardian Dvoranin, kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, listat e të cilit në fakt sollën dhe krizën e përplasjet mes shumicës dhe Presidentit.

Balla: Të nderuar kolegë e qytetarë, Shqipëria ndodhet në mënyrë të padrejtë përballë një krize që synon të delegjitimojë Kushtetuesen. Ne si republikë e pastër parlamentare, kemi detyrimin për të gjetur zgjedhje.

Presidenti po pengon plotësimin e vakancave në Gjykatë. Megjithatë, ekspertët që kanë punuar me ndryshimet kushtetuese që u miratua në këtë sallë me 140 vota, kanë parashikuar mekanizma zhbllokues. Afati kushtetues 30 ditor është vetëm njëri nga mekanizmat. Nëse i referohemi Komisionit të Venecias, gjykata kushtetuese mbetet e një rëndësie të veçantë. Komisioni i Venecias shprehet: Funksionimi i vazhdueshëm i  GJ.K është parësor për drejtësinë. GJ.K është një çështje me shqetësim të lartë dhe duke u konsideruar si e tillë, Komisioni i Venecias ka sugjeruar mekanizmat për zhbllokimin e situatës. Polonia i beton në parlament anëtarët Kushtetueses, kurse Ukraina betimin e bën në vetë Gjykatën Kushtetuese.

Meta po bën ç’është e mundur që të bllokojë Gjykatën Kushtetuese. Dua t’i bëj një apel Presidentit, është e papranueshme që si kryetar i shtetit të përgojojë drejtues të institucioneve të tjera të vendit. Nuk ndodh askush që Presidenti të marrë në gojë kryetarin e KED-së zotin Dvoranin, e sidomos Meta në një kohë kur Dvorani ka qenë pjesë e gjyqit të tij vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat