Rama e krahason Metën me talebanët: Kush është ky që kundërshton Ardian Dvoranin?

Shqipëria

Rama e krahason Metën me talebanët: Kush është ky që kundërshton Ardian Dvoranin?

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 11:56
Edi Rama

Kryeministri Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj Presidentit, duke u shprehur se Ilir Meta është vetëshpallur si interpretuesi i vetëm i Kushtetutës së Shqipërisë, njëlloj si talebanët që thonë se janë ata interpretuesit e vërtetë të Librit të Shenjtë.

Nga seanca e jashtëzakonshme parlamentare, ku kaloi projekt- rezoluta kundër dekretit të Metës, kryeministri u shpreh se përtej debatit teknik, Presidenti, parlamenti apo qeveria nuk kanë asnjë tagër për të kundërshtuar vendimet që vijnë nga gjyqësori. Rama u shpreh se Meta nuk është askush që të vejë në diskutim apo të interpretojë vendimet që sjell Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Edi Rama: Kush jemi ne apo ky, Presidenti, që të bëjmë komente mbi vendimet që sjell një organ i pavarur i gjyqësorit, siç është konkretisht Këshilli i Emërimeve në Drejtësi?

Ky njeri ka marrë përsipër të jetë interpretuesi i vetëm e fuqiplotë i Kushtetutës, njëlloj si ata talebanët që e quajnë veten të vetmit që mund të interpretojnë librin e shenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat