Përplasja për Kushtetuesen, Meta lajmëron konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

Shqipëria

Përplasja për Kushtetuesen, Meta lajmëron konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 12:35
Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të zhvillojë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 14:00 në Presidencë. Lajmi është njoftuar nga zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi përmes një njoftimi në rrjete sociale.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta në ora 14:00 në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp,”-shkruan Blushi.

Kjo konferencë e Presidentit vjen ndërkohë që parlamenti është në seancë të jashtëzakonshme pas mbledhjes së konferencës së Kryetarëve, e cila përgatiti një projekt-rezolutë në lidhje me situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat