Konflikti Rama- Meta për Kushtetuesen, Majko ka një këshillë për Presidentin

Shqipëria

Konflikti Rama- Meta për Kushtetuesen, Majko ka një këshillë për Presidentin

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 12:35
Pandeli Majko

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me përplasjen e fortë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe shkëmbimin e akuzave mes Ramës e Metës duke zgjedhur që të japë një “këshillë” në adresë të Presidentit.

Majko: Ka disa nene të kushtetutës që duhen respektuar në mënyrë rigorozë. Mendoj se presidentit në bazë të kushtetutës i takon të jetë protagonist i stabilitetit dhe sigurisë kombëtare. Nuk besoj që dialogu apo sherri politik në Shqipëri duhet të precipitojnë në histori të natyrave të tillë. Shqipëria ka të nevojshme në këtë situatë stabilitetin politik, stabilitetin institucional dhe vendosjen e një dialogu ndërmjet palëve, ç’rëndësi ka mes asaj që është në parlament apo asaj që nuk është në parlament. Nga mazhoranca është shprehur gatishmëria për dialog dhe jo për të ecur në një drejtim të paditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat