Meta mesazh të gjithëve: “Parlamenti shpërndahet me një dekret”

Shqipëria

Meta mesazh të gjithëve: “Parlamenti shpërndahet me një dekret”

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 17:29
Ilir Meta

Në konferencën e jashtëzokonshme për shtyp Presidenti Ilir Meta ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e tij gjatë ditës së sotme, i cili tha se “parlamenti shpërndahet me një dekret”.

I pyetur nga gazetarët nëse deklarata e tij ishte emocionale kreu i shtetit u përgjigj: “Mendoj se jam shumë i qartë, garante e Kushtetutës e padiskutueshme e Republikës së Shqipërisë është Gjykata Kushtetuese, pastaj presidenti dhe kështu me radhë, por gjykata është mbi të gjithë.

Parlamenti a shpërndahet me një dekret? Presidenti a shkarkohet nga një parlament legjitim dhe në fund e shkarkon Gjykata Kushtetuese. Qevereia a rrëzohet me një mocion mosbesimi?

Këtu nuk luhet këtu është vijë e kuqe për të gjithë për cilindo, interesat kombtare dhe shtetërore sepse një gjykatë e zgjedhur në mënyrë mafioze kërcënon interesat kombëtare shtetërore. Nuk besoj se ka ndonjë në republikën e Shqipërisë që nuk e ka kuptuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat