“E paprecedentë, gjyqtarja që duhet të mbrojë Kushtetutën betohet në kafene”

Shqipëria

“E paprecedentë, gjyqtarja që duhet të mbrojë Kushtetutën betohet në kafene”

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 21:23
Arta Vorpsi

Publicisti dhe analisti, Kim Mehmeti e ka quajtur të paprecedentë betimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi tek një zyrë noterie.

“Ky konflikti i fundit për Gjykatën Kushtetuese, unë  nuk jam gjykatës apo ndonjë njohës i mirë, por ka diçka që shihet edhe pa syzet e ekspertit, kur gjykatësja që duhet ta mbrojë kushtetutën shkon dhe bën betim në kafene kjo tregon çdo gjë”- tha Mehmeti.

Arta Vorpsi me betimin e saj tek noterja Miranda Xhemalçe shmangu kështu Presidentin e Republikës, Ilir Meta, sikur se 3 anëtaret e tjera të emëruara.

Në deklaratën noteriale të Arta Vorpsit theksohet se vendimi i KED për emërimin e saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe paraqitet formula e betimit, të cilën e ka dërguar në Presidencë dhe në Parlament.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat