“Padi kreut të KED, Ardian Dvorani”, Meta: Prokuroria të hetojë këtë akt mafioz - Bota Sot
“Padi kreut të KED, Ardian Dvorani”, Meta: Prokuroria të hetojë këtë akt mafioz

Shqipëria

“Padi kreut të KED, Ardian Dvorani”, Meta: Prokuroria të hetojë këtë akt mafioz

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 08:32
Ardian Dvorani/ Ilir Meta

Akuzat për Ardian Dvoranin, përvetësimi i detyrës shtetërore, dhe shpërdorim detyre për kryerjen e veprime ose mos veprimeve në kundërshtim me ligjin. Dvorani: Presidenti po e ushtron një të drejtë, unë nuk do të shmangem

Ishte paralajmëruar që dilte në ora 14:00 në konferencë për shtyp, e modelit të jashtëzakonshme, por presidenti për shkak të kontakteve me ndërkombëtarët, u shfaq një orë me vonesë në konferencë për shtyp. Kërshëria ishte e madhe për këtë konferencë, pasi Meta më herët kishte treguar forcën, duke paralajmëruar Parlamentin që të kishte kujdes në vendimet, sepse mund të nxirrte dekretin për shpërndarjen e këtij institucioni. Kreu i shtetit e nisi konferencën me një dolli me gotë uji, duke u shprehur “së pari gëzuar për fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese”. Që në krye të herës, presidenti bëri të qartë se do të kallëzonte penalisht të hënën, kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke e akuzuar për shkelje me dashje për veprimet e mos veprimet e tij për mënyrën se si veproi për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ku bëri të qartë se tentoi t’ia merrte të drejtën Metës për caktimin e dy anëtarëve. Për Metën, Dvorani ka kryer shkeljen e dy neneve të Kodit Penal, nenit 246, përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore, që parashikon gjobë apo burgim 2 vjet, si dhe nenin 248, shpërdorimi i detyrës, që parashikon deri në 7 vjet burgim, për kryerjen e veprime ose mos veprimeve në kundërshtim me ligjin. Kreu i shtetit lexoi kallëzimin e plotë, duke bërë të qartë se Dvorani veproi si ushtar besnik i partisë, duke kryer shkelje të ligjit edhe me botimin e vendimit të KED në Fletoren Zyrtar, gjë që është e ndaluar me ligj. Sipas Metës, ndonëse KED është një organ Kolegjial, Dvorani ka vepruar në mënyrë individuale. “Është bërë në mënyrë të qëllimshme nga kryetari i KED. I gjendur përpara kësaj situate, të administrim të dy listave njëherësh, Presidenca iu drejtua KED me një kërkesë, nëse ia kishte përcjellë listën Kuvendit. Kryetari i KED informoi presidentin se ka përcjell dhe ka dorëzuar pranë Kuvendit listën përfundimtare dhe raportin e arsyetuar dhe renditur prej tyre. Këshilli i ka miratuar në një ditë dhe zotëria, në vend që të respektojë kronologjinë e Kushtetues, Presidencën ia dërgon më përpara, dhe Kuvendit ia dërgon kur e pyet presidenti. Në datë 14 tetor kryetari i KED ka realizuar procesin e dërgimit të listave në Kuvend”, tha Meta. Sipas tij qëllimisht, Dvorani me firmën e tij i dërgoi më parë Presidentit listën e anëtarëve, ku e kishte radhën Parlamenti për të zgjedhur anëtarin e dytë.

“Xhaferllari nuk e donte PD si kryetare të KQZ, Vorpsi shkeli marrëveshjen”

Presidenti gjithashtu u ndal edhe te debati sa i përket Xhaferllarit dhe qëndrimeve të dala nga mazhoranca se ai e donte me patjetër atë. Duke e vlerësuar Xhaferllarin, Meta u shpreh se po të donte se synoja atë, mund të kandidonte në të dy postet e vakancës së presidenti, e jo si disa të tjerë që kanë kandiduar për të katër postet. Ai zbuloi se Xhaferllari ishte në 2010 si kandidate për kryetare KQZ-së, në kohën kur Meta ishte në koalicionin me Berishën, por s’e PD-ja nuk e pranoi, pasi nuk e cilësonte si të besuar. Sipas tij, edhe pse Xhaferllarin ka pasur presione të mëdha, ajo nuk u tërhoq nga gara dhe se kjo tregon se kishte kandidaturë me integritet, pasi konkurroi vetëm për një vakancë. Sa i përket Vorpsi, Meta u shpreh se ka një rezervë ndaj saj, pasi sipas marrëveshjes së arritur në kohën e diskutimit të reformës zgjedhore, ata që ishin në grupin e ekspertëve të reformës nuk duhet të merrnin poste në institucionet e reja të drejtësisë.

Reagimi

Pas konferencë së presidentit reagoi edhe kryetari i KED-së, Adrian Dvorani duke ironizuar se më në fund presidenti po e ushtron detyrën e tij si zyrtar. Ai thekson se ka zbatuar ligjin në këtë proces.“Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo. Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim. Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojëra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës. Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi”, theksoi Dvorani. Sipas këtij qëndrimi kreu i KED është i hapur për t’u përballur me ligjin.

Palët t’i drejtohen Venecias për krizën e GJK-së

Për diplomatët në Tiranë, zgjidhja e krizës mes presidentit dhe mazhorancës mbetet te komisioni i Venecias. Ambasadori i Italisë në deklaratën për mediat nënvizon se është i mirëpritur dhe dialogu për zgjidhjen e situatës. Situata e krijuar me gjykatën kushtetuese ka sjellë reagimin e ndërkombëtarëve. Për ambasadorin e Italisë Alberto Cutilio zgjidhja e përplasjes mes Presidentit dhe mazhroancës është Komisioni i  Venecias, një formulë kjo e përdorur dhe në shqyrtimin e dekretit për shfuqizimin e votimeve të 30 qershorit. Megjithatë Cutilio nënvizon se është e rëndësishme konstituimi i gjykatës. Alberto Cutillo: “Duhet të ketë në funksion sa më të shpejtë, dhe në baze të ligjit dhe procedurave. Ka një debat për kompetencat por që duhet të bashkëpunojnë për një zgjidhje që të jete e mirëpritur. T’i kërkohet një mendim Komisionit të Venecias. Besoj është e rëndësishme të kemi një rrugëtim për çdo dyshim për këtë gjykatë. Mund të bëhet shumë shpejtë. E rëndësishme është që të bjerë poshtë çdo lloj dyshimi. Ky është sugjerim personal. Reagimi i ambasadorit të Italisë ka ardhur gjatë kohës kur në parlament po diskutohej rezoluta e mazhorancës ndaj kreut të shtetit. Përmes kësaj nisme PS kërkoi që dekreti për emërimin e Marsida Xhaferllarit në gjykatën kushtetuese të bëhej pjesë e komisionit hetimor. Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese duket ka njohur si anëtare të saj zonjën Marsida Xhaferllari, kandidaten e emëruar nga presidenti Ilir Meta. Gjykata i ka dërguar presidentit dhe parlamentit listën me anëtarët e vet që plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku mungon emri i zonjës Arta Vorpsi e cila u konsiderua e zgjedhur automatikisht, si e para e listës dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Njoftimi i Gjykatës erdhi në ditën kur parlamenti përmes një rezolute e konsideroi si një akt të pavlefshëm dekretin e presidentit Meta për zonjës Xhaferllari, dhe i kërkonte Gjykatës që të krijonte kushtet që zonja Vorpsi të niste detyrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat