Gjykata Kushtetuese “rrëzon” Vorpsin, njeh dekretin për Xhaferllarin

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese “rrëzon” Vorpsin, njeh dekretin për Xhaferllarin

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 08:35
Ilustrim

Gjykata Kushtetuese ka njohur si anëtare të saj Marsida Xhaferllarin, kandidaten e emëruar nga presidenti Ilir Meta. Gjykata i ka dërguar presidentit dhe parlamentit listën me anëtarët e vet që plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku mungon emri i zonjës Arta Vorpsi e cila u konsiderua e zgjedhur automatikisht, si e para e listës dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Njoftimi i Gjykatës erdhi në ditën kur parlamenti përmes një rezolute e konsideroi si një akt të pavlefshëm dekretin e presidentit Meta për Xhaferllari, dhe i kërkonte Gjykatës që të krijonte kushtet që Vorpsi të niste detyrën. Ndërsa prej ditësh po vijon me tone të larta debati për dy emrat e zonjës Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari, të cilat rezultojnë, në mënyra të ndryshme, të jenë të emëruar për të njëjtin post vakant të Gjykatës kushtetuese, kjo e fundit, duket se ka njohur si anëtare të saj zonjën Xhaferllari. Në një njoftim që Gjykata bëri publik dje, mbi listat e anëtarëve të saj që plotësojnë kushtet për të qenë pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, vërehet se në këto lista, përveç dy anëtarëve të zgjedhura nga parlamenti, anëtarit tjetër Besnik Muci, dhe zonjës Vitore Tusha e cila mban dhe funksionet e kryetares së Gjykatës, është dhe emri i zonjës Xhaferllari, si anëtare e institucionit më të lartë ligjor të vendit, dhe jo ai i zonjës Vorpsi. Kjo e fundit u konsiderua e emëruar pasi ishte e para në listën e kandidatëve dërguar presidentit, i cili nuk e ushtroi kompetencën brenda 30 ditësh. Ajo u paraqit dje në Gjykatën Kushtetuese, sikundër dhe zonja Xhaferllari e cila mbrëmë bëri betimin para presidentit. Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili përmban listën me anëtarët e saj, erdhi pikërisht në ditën kur parlamenti nga ana e tij votoi një rezolutë përmes së cilës e konsideronte të pavlefshëm dekretin e presidentit Meta, dhe i kërkonte madje Gjykatës dhe institucioneve të tjera që të mundësohej fillimi i detyrës për zonjën Vorpsi. Në fjalën e tij në parlament, kryeministri Edi Rama u shpreh se përpara se parlamenti të zgjidhte dy anëtarët e vet dhe të merrte të mirëqenë shpalljen si anëtare të zonjës Vorpsi, “ne jemi dakordësuar 100% me aleatët strategjikë dhe i jemi referuar 100% opinioneve të dhëna nga ekspertët e tyre, të cilët janë pjesë integrale e të gjithë procesit të reformës në drejtësi, ekspertët e EURALIUS-it dhe ekspertët e OPDAT-it”. Rama tha më tej se nuk ka asnjë institucion që mund të bëjë interpretime e të thotë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e ka gabim. “Natyrisht, gjithkush ka të drejtë të bëjë interpretime politike dhe të bëjë interpretime mediatike, por nuk ka askush të drejtë që interpretimet t’i kthejë në instrument për të kundërsulmuar dhe jo vetëm kundërsulmuar, por edhe për të mos iu bindur institucioneve të pavarura të drejtësisë. Është shumë e thjeshtë. Të gjitha diskutimet e tjera janë “dokrra hini”, kur thoshte At Gjergj Fishta”, u shpreh zoti Rama.

Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas miratimit të rezolutës nga Kuvendi. Përmes një njoftimi thuhet se mungon kuorumi për të marrë vendimet e duhura nga kjo gjykatë. Më poshtë reagimi i plotë: “Jemi njohur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dje, në datën 15.11.2019, për “Shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”. Në citim të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës. Për sa më sipër, lidhur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj. Për këtë arsye ajo nuk mund të ushtrojë kompetencat e saj thelbësore apo juridiksionale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis pushteteve apo organeve kushtetuese, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik.

KED dha 0 pikë për Xhaferllarin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat