‘Karambol’ me 3 makina, aksidentohet presidenti i Skënderbeut

Shqipëria

‘Karambol’ me 3 makina, aksidentohet presidenti i Skënderbeut

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 09:23
Ardjan Takaj

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, është përfshirë ditën e djeshme në një aksident automobilistik, që për fat të mirë ka qenë pa pasoja.

“ABC News”, mëson se Takaj ka qenë duke udhëtuar nga kryeqyteti drejt Durrësit, së bashku me bashkëshorten me makinën tip Benz ML, teksa është përfshirë në një aksident me 3 makina. Asnjë prej personave nuk ka ngelur i lënduar! Pasojat e vetme ishin vetëm dëmtimet që kishin marrë automjetet e përfshira në këtë incident rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat