Nis procesi/ PS zgjedh sot delegatët e Kongresit, Peza: Për herë të parë testohet votimi elektronik dhe online

Shqipëria

Nis procesi/ PS zgjedh sot delegatët e Kongresit, Peza: Për herë të parë testohet votimi elektronik dhe online

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 09:30
Alfred Peza

Partia Socialiste e Shqipërisë zgjedh sot me nje votim sipas parimit nje anetar nje vote, delegatët e Kongresit. 

Procesi për zgjedhjen e tyre ka nisur ne orën 08:00 dhe pritet te zgjase deri ne oren 16:00.

Mesohet se rreth 103 056 anëtarë të PS në gjithë vendin do të zgjedhin mes 1 496 kandidaturave, 706 delegatët e Kongresit.

Në të gjithë vendin do të jenë 362 qendra votimi. Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza tha se për herë të parë testohet votimi elektronik dhe online.

Sipas tij, materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjithë vendin, ndërsa në Tiranë do të ketë votim elektronik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat