Delegatët për kongres/ Voton Rama: Falënderoj të gjitha gratë dhe vajzat që janë përfshirë - Bota Sot
Delegatët për kongres/ Voton Rama: Falënderoj të gjitha gratë dhe vajzat që janë përfshirë

Shqipëria

Delegatët për kongres/ Voton Rama: Falënderoj të gjitha gratë dhe vajzat që janë përfshirë

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 10:59
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka votuar sot në zgjedhjet që partia socialiste po mban për zgjedhjen e delegatëve dhe për herë të parë po testohet votimi elektronik.

Kryeministri është ndalur më pas ku u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ku tha:

Siç e dini me siguri, se për këtë keni ardhur. Ne sot kemi zgjedhjet pas një procesi tërësor në të gjitha zonat dhe në të gjitha qendrat e votimit ku ne kemi për çdo qendër.

Unë doja të fokusohesha tek fakti që është një ditë e rëndësishme për konfirmimin e vullnetit tonë të kemi një parti ku burrat dhe gratë të jenë të barabartë për të zgjedhur por edhe për t’u zgjedhur.

Sot dua të falënderoj të gjitha gratë dhe vajzat që janë përfshirë në afirmimin e këtij vullneti për të shtuar radhët e organizatave tona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat