Theret kurban tek vendi ku u tentua të vritej prokurori

Shqipëria

Theret kurban tek vendi ku u tentua të vritej prokurori

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 11:00
Arjan Ndoja

Një pamje krejtësisht e pazakontë është regjistruar ditën e sotme pikërisht në vendin ku iu bë atentat prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Disa persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë bërë kurban një dash, siç shihet edhe në foto.

Në besimin mysliman, kur një person vendos që të therë një kafshë për hir të Zotit që ka arritur një qëllim ose ka shpëtuar nga diçka e keqe, çka do të lë për të nënkuptuar se ky veprim kurrsesi nuk është i rastësishëm.

Mendohet të jenë familjarë të prokurorit të Durrësit ose të Landi Muharremit, të fortit të Sukthit, të cilët i shpëtuan “paq” atentatit të dy javë më parë.

Nga ky atentat, shënjestër të të cilit policia konfirmoi se ishte pikërisht Ndoja, humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku. Lidhur me këtë ngjarje i arrestuari i vetëm është Redjan Rraja, ku me datën 20 nëntor pritet që gjykata e Apelit, të marrë në shqyrtim kërkesën për lirim e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat