Basha në Devoll: Dvorani vegël e Ramës, simbol i korrupsionit

Shqipëria

Basha në Devoll: Dvorani vegël e Ramës, simbol i korrupsionit

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 13:45
Lulzim Basha

Në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Lulzim Basha zhvilloi një takim me fermerët në Devoll. Mes të tjerave, kreu i opozitës tha se janë bërë hapa pas dhe fermeri është harruar. Basha u shpreh se sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, është sektori më i braktisur në vend ndërsa akuzoi qeverinë se është e vetmja në Ballkan që nuk e mbështet fermerin me financime.

“Kemi bërë hapa pas, fermeri është harruar. Kostot e rënduara e kanë bërë punën tuaj të pavlerë në treg. Produktet tuaja përfundojnë në kanal të pashitura sepse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, është sektori më i braktisur .Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime.”, tha Basha.

Basha u ndal dhe tek Ardian Dvorani, i cili sipas tij është vegla e Ramës dhe simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

“Rama paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ardian Dvorani simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit, vegla e Edi Ramës. Nëse institucionet funksionojnë, i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale është Edi Rama. Ndaj e ka jetike të kapë drejtësinë. Vendi është zhytur në paligjshmëri”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat