Urdhër-arresti për Kajmakun, ish-kryebashkiaku Vorës apelon vendimin - Bota Sot
Urdhër-arresti për Kajmakun, ish-kryebashkiaku Vorës apelon vendimin

Shqipëria

Urdhër-arresti për Kajmakun, ish-kryebashkiaku Vorës apelon vendimin

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 14:38
Agim Kajmaku

Ish-kryebashkiaku e Vorës, Agim Kajmaku ka apeluar masën “arrest me burg” të dhënë ndaj tij.

Kajmaku është i shpallur në kërkim nga policia që nga dita e hënë (11 nëntor), pasi Prokuroria e Përgjithshme lëshoi urdhër-arrestin ndaj tij, që u miratua edhe nga gjykata.

Vendimi për arrestimin e tij u mor nga prokurori i Tiranës, Kolë Hysenaj, i cili ka vënë nën akuzë Kajmakun për tre vepra penale, atë të falsifikimit të formularëve, që lidhet me mosdeklarimin në KQZ, të ndalimit që i është bërë në Greqi, si edhe të dy akuzave të tjera, “shpërdorim detyrës” dhe “ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Ai u shkarkua si kryebashkiak i Vorës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas deklarimit të rreme në formularin e vetëdeklarimit.

Pas denoncimeve të PD Prokuroria e Përgjithshme kreu verifikimet ku doli me konkluzionet se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat