Atentati ndaj Inez Hajrullës në Vlorë, gjykata lë në burg 2 fierakët

Shqipëria

Atentati ndaj Inez Hajrullës në Vlorë, gjykata lë në burg 2 fierakët

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 15:25
Foto

Gjykata e Vlorës ka lënë në "arrest me burg" dy nga katër të arrestuarit për atentatin ndaj Inez Hajrullës në Vlorë më 10 maj të këtij viti.

Në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura për vlerësimin e masës së sigurisë, gjyqtari Hektor Sinanaj la në burg shtetasit Daut Elmazi dhe Albano Goxhaj nga Fieri.

Ndërkohë Dejvison Serjani dhe Ardjan Ahmeti nga Tirana pritet të dalin para gjykatës në ditët në vijim.

Katër të pandehurit u arrestuan me 15 nëntor, gjashtë muaj pas atentatit.

Sulmi me armë u shënua me 10 maj të këtij viti një lokal , pranë një kompleksi që njihet në pronësi të Edison Harizajt, i ashtuquajtur Kumbari ose faqedjeguri, i vrarë në Durrës.

Autorët sipas policisë qëlluan nga dy kënde të ndryshme dhe për pasojë të plumbave mbeti i plagosur 63 vjeçari Dajko Cenodemaj, kalimtar i rastësishëm.

Pas atentatit të dështuar, autorët e sulmit ndaj të riut janë larguar nga vendngjarja me shpejtësi, ndërsa në zonën e Babicës policia ka gjetur një makinë të djegur.

Inez Hajrullah edhe pse në moshë të re konsiderohet një personazh i grupeve kriminale në Vlorë.

Në vitin 2017 Ai mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me eksploziv në makinë.

Ndërsa një muaj pas atentatit ai u vu në pranga pasi u dyshua që kishte qëlluar me armë duke iu kundërpërgjigjur atentatorëve.

Por sipas ekspertizës, arma që iu kap të riut ishte e dëmtuar dhe nuk mund të qëllonte.

Atentati në atë kohë u tha se mund të kishte lidhje me hakmarrjet e grupeve kriminale në qytetin e Vlorës, ndërsa policia në njoftimin e operacionit nuk jep asnjë të dhënë për pistat e hetimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat