Meta kërkon takim me opozitën politike para 20 nëntorit

Shqipëria

Meta kërkon takim me opozitën politike para 20 nëntorit

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 15:55
Ilir MEta dhe Lulzim Basha

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, kërkon një takim me krerët e partive politike të opozitës, të cilët dogjën mandatet në shkurt të këtij viti.

Në letrën e drejtuar ndaj tyre, Presidenti kërkon që ky takim mundësisht të bëhet para datës 20 nëntor.

"Nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019. Ju lutem nëpërmjet Kabinetit tuaj saktësimin e ditës dhe orës së përshtatshme të takimit, për ju dhe për kryetarët e partive të tjera" thuhet në letrën e Presidentitdrejtuar kryetarëve të partive të opozitë politike.

Më herët zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, paralajmëroi inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme.

"Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!"-njoftoi Blushi.

Ndërkohë dje Kreu i Shtetit ka pasur një takim me deputeten e opozitës së re në Kuvend, Rudina Hajdari./oranews

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat