Gara për Kryerprokurorin, Marku dhe Memçaj nuk do ankimojnë renditjen, lista të martën në Kuvend

Shqipëria

Gara për Kryerprokurorin, Marku dhe Memçaj nuk do ankimojnë renditjen, lista të martën në Kuvend

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 17:05
Foto

Pas procedurave që zgjaten disa muaj më në fund organi qëndror i akuzës do të ketë kreun e ri të saj me mandat 7 vjeçar. Tre prokurorëve që kandiduan për këtë post  ligji u ka dhenë tre ditë afat për të ankimuar renditjen e bërë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por RTV Ora mëson se dy kanditatet e renditura e dyta dhe e treta nuk do ti drejtohen Gjykatës  Administrative të Apelit. Të martën lista e renditur do ti dërgohet Kuvendit.

Gara për Prokuror të Përgjithshëm duket se është drejt fundit dhe së shpejti pas dy viteve me drejtues të përkohshëm,do të kemi kreun e ri të akuzës me mandat 7 vjeçar.

E hëna  është afati i fundit që KLP do të presë nëse ndonjë nga kandidatët do të ankimojë renditjen e bërë nga anëtarët e KLP-së dhe më pas, të martën, lista i dërgohet Parlamentit, dhe ky i fundit duhet të zgjedhje një nga tre kandidatët me 84 vota. 

Por burime të RTV Ora bëjnë me dije se asnjë nga dy kandidatet, drejtuesja e përkoshme Arta Marku e renditur e dyta dhe prokurorja Fatjona Memçaj e renditur e treta, nuk  do të ushtrojnë këtë të drejtë duke lënë në fuqi renditjen  e KLP-së.

Kjo edhe për faktin se KLP u ka vënë në dispozicion vetëm renditjen dhe numrin e pikëve, pa e detajuar se në cilin nga kriteret ata janë ndarë  më njëri-tjetrin, dhe ku kanë qenë më në avantazh që do të përbënte një objekt për tu ankimuar. 

Lista me pikët për secilin kandidat u shpall të enjten një ditë pas intervistimit  të kandidatëve,  ndërsa në garë  ishin tre prokurorë të së njëjtës moshë dhe madje nga e njëjta klasë në magjistraturë; Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

Ata paraqiten platformën e tyre para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ndërsa ajo që i ndau nga njëri-tjetrin ishte pikërisht qasja që ata kishin për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme si dhe eksperiencat e mëparshme në drejtim.

Gjithësesi pavarësisht renditjes, Kuvendi do të jetë ai që do të vendosë, se cilin do të përzgjedhë nga të tre megjithëse thirrja e kreut të KLP-së ishte që të pranonin vendimin e tyre.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat