“Alien” Riviera Shqiptare në sytë e turistëve të huaj - Bota Sot
“Alien” Riviera Shqiptare në sytë e turistëve të huaj

Shqipëria

“Alien” Riviera Shqiptare në sytë e turistëve të huaj

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 20:02
Ilustrim

Emisioni “Alien” në RTV Ora ka udhëtuar drejt Rivierës Shqiptare nga ku ka ndarë me ne pamje të mrekullushme dhe mendimet e turistëve të huaj. Malet janë ato që ia kanë shtuar elementin magjik vijës bregdetare dhe krijojnë disa skena natyrore fantastike.

Pjesë e këtij emisioni ka qenë dhe blogeria Anita Hendrieka nga Zelanda e Re e cila ka jetuar në Rivierën Shqiptare dy vitet e fundit. Anita njihet si një nga blogeret më të mira ndërkombëtare udhëtimesh dhe eksperte për udhëtimet shqiptare. Ajo ka folur për eksperiencën e saj në Shqipëri dhe mbresat që i ka lënë vendi ynë.

Gjatë emisionit janë shfaqur pesë plazhet më të mira të Rivierës shqiptare, mendime dhe eksperiencat e turistëve të huaj në Rivierën Shqiptare. Veç kësaj u fol edhe për Panoramën e Rivierës, e cila përveçse ofron pamje të mrekullueshme, është edhe vendi i nisjes së parashutave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat