Gent Cakaj ka takuar në Paris, ministrin për Diasporë të Maqedonisë së Veriut, Edmond Ademi

Shqipëria

Gent Cakaj ka takuar në Paris, ministrin për Diasporë të Maqedonisë së Veriut, Edmond Ademi

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 20:45
Edmond Ademi dhe Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm shqiptar në detyrë, Gent Cakaj ka takuar në Paris, ministrin për Diasporë të Maqedonisë së Veriut, Edmond Ademi.

Postimi i Cakajt në Facebook:

Gjatë qëndrimit në Paris pata edhe një takim zyrtar me Ministrin për Diasporën të Maqedonisë së Veriut, z. Edmond Ademi !

Diskutuam për një varg çështjesh dypalëshe, nga forcimi i marrëdhënieve me diasporën deri te bashkëpunimi në fushën e integrimeve evropiane ! Po ashtu, nënvizuam nevojën për bashkërendimin e përpjekjeve në zbatim të projektit të përbashkët rajonal të liqenit të Ohrit i cili tashmë është regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat