Meta me të ftuarin special: Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane

Shqipëria

Meta me të ftuarin special: Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 14:21
Ilir Meta dhe Sam Brownback

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar në Tiranë me ambasadorin, Sam Brownback, të ftuarin special, sikurse e ka prezantuar ai.

Në një postim në Facebook, Meta ka thënë se së bashku me ambasadorin do të jenë nesër në një Konferencë për Lirinë Fetare.

“Një kënaqësi e veçantë të kem Ambasadorin Sam Brownback në Tiranë si mysafirin tim special. Do të jemi së bashku nesër në Konferencës për Lirinë Fetare. SHBA gjithmonë një kampion i lirisë dhe drejtësisë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, ka shkruar Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat