Të rinjtë nuk njohin heronjtë

Shqipëria

Të rinjtë nuk njohin heronjtë

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 16:28
Ilustrim

Fotografitë e heronjve të popullit më Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" janë simbolika e këtij viti për festat e nëntorit. Megjithëse heronj të popullit pjesa më e madhe e të rinjve nuk njohin kontributin e tyre në çlirimin e Atdheut.

"Nuk njoh asnjë"

"Disa i njoh, por disa janë thjesht persekutorë"

Por ka edhe nga ata të cilët përmes këtyre fotove kanë njohur më mirë rrugët dhe shkollat e kryeqytetit.

"Mendoj se gjëja më e mirë për gjithë këta personazhe këtu është se ne kemi mësuar në mënyrë korrekte emrat e rrugëve nga Tirana e më në jug"

Mungesa informacioni të rinjtë kanë edhe për luftën mes Partizanëve dhe ballistëve.

"Nuk e di, unë jam dhe brezi i ri, nuk i di të gjithë"

Ndërsa personat me moshë mbi mesatare përveç njohjes që kanë për heronjtë e popullit janë të përfshirë edhe në debatin se kush sipas tyre duhet të ishte dhe kush jo në fotografitë e përzgjedhura nga institucionet shqiptare.

"Një pjesë e këtyre pasi kanë çliruar Shqipërinë kanë filluar një vëlla vrasje"

Për 75-vjetorin e çlirimit të vendit duket se këtë vit debati nuk do të mbetet vetëm për datat, por edhe për listën e heronjve kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat