Meta nuk i ndahet Dvoranit: Nuk ka Rilindje që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale!

Shqipëria

Meta nuk i ndahet Dvoranit: Nuk ka Rilindje që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale!

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 17:47
Ilir Meta

“Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale”, kështu shkruan presidenti Ilir Meta në një postim në facebook për kreun e KED, Ardian Dvoranin.

Këto deklarata të presidentit vijnë pasi Meta deklaroi më herët se do të kallëzojë penalisht kryetarin e KED, Ardian Dvorani, duke i kërkuar drejtësisë dënimin e tij nga 2 deri në 7 vite burg.

Kallëzimin e tij, kryetari i shtetit e mbështeti në akuzën se Ardian Dvorani në shkelje flagrante te Kushtetutës e ka vendosur Presidentin në pa mundësinë për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat