“Udhëtimi për në Shqipëri dhe Ballkan” - Bota Sot
“Udhëtimi për në Shqipëri dhe Ballkan”

Shqipëria

“Udhëtimi për në Shqipëri dhe Ballkan”

Nga: B.S Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 18:55
Foto

Ajo që është, duke u kujdesur dhe punuar me profesionalizëm për të futur në hartën e turismit planetar, Shqipërinë, Kosovën, dhe viset e bukura shqiptare në Ballkan, është revista prestigjoze dhe blogu më i njohur i turizmimit në Shqipëri, “Travel to Albania & Balkans” - “Udhëtimi për në Shqipëri dhe Ballkan”  -(shqip-anglisht), me administratore dhe krijuese Flora Xhemani Baba.

E cila, në numërin saj të radhës, shfaqet me një foto-kopertin tepër joshëse, nxjerr kjo nga potreti i një artiste “Mjeshtre e Madhe”, koreografen e njohur Angelina Nika, nga New York, e cila ka pozuar në njërin nga mjediset luksoze të lidershipit së turizmit shqiptar, - Hotel Adriatik në Durrës, gjatë një vizite të saj këtë verë në perlën e Adriatikut, ku pushojë disa ditë edhe fituesja e Kurorës së Bukurisë Miss New York USA 2019 - Florinda Kajtazi - (Florinda Kajtazi was crowned Miss New York USA 2019 and awarded Miss Photogenic).

“Në fotografi Agelina Nika, mjeshtraja e merituar e valles popullore, shfaqet duke pozuar në mjediset e Adriatik Hotel - i cili përmes agjentit të tij të udhëtimeve në SHBA, -”Adriatik Tours” (Adriatik Tours LLC, West Hartford, Connecticut), thuhet se po bënë një punë të shkëlqyer për të kthyer ikonat e diasporës në promovues të Turismit shqiptar”.(për më shumë shikoni në www.adriatikhotel.com), shkruan revista dhe blogeri i njohur, tashmë edhe më i vizituari në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare “Travel to Albania & Balkans” -“Udhëtimi për në Shqipëri dhe Ballkan”  raporton Bota sot.

Më pastaj blogeri dhe revista profesionale shkruan se : “Vjeshta, është për ne një periudhë po aq e ngjeshur sa vera. Për këtë shkak, shumë prej punëve i zenë vendin njëra-tjetrës, duke u shtyrë kush e kush të dalë më parë. E midis këtyre punëve të shumta, është edhe numri i ri i Travel, i cili këtë radhë ka një mysafire të veçantë; Angjelina Nikën, koreografen e njohur të valles popullore shqiptare, e cila po rrit breza të tërë të Diasporës në Amerikë me dashurinë për traditat dhe kombin shqiptar, me qëllim që ata të mos i harrojnë rrënjët e tyre. “ thotë “Travel to Albania & Balkans” - “Udhëtimi për në Shqipëri dhe Ballkan”.

 Dhe, me këtë rast blogeri më prestigjoz shqiptar i industrisë së turisimit shqiptar, ka edhe një falemndërim :  “Ne do të falënderojmë përzemërsisht ADRIATIK TOURS dhe Adriatik Hotel- për këtë takim që patëm me Angjelinën, kur ajo ishte me pushime në Adriatik Hotel në Durrës. Sepse në 15 vjet promovim turistik që i kemi bërë Shqipërisë brenda, duhet të mos harrojmë edhe Shqipërinë e madhe që jeton jashtë kufijve. Faleminderit Angjelina! Faleminderit Adriatik!” shkruan “Travel to Albania & Balkans” - “Udhëtimi për në Shqipëri dhe Ballkan”, raporton Bota sot.

Udhëtimi për në Shqipëri dhe Ballkan:

Dëshironi të udhëtoni në Shqipëri dhe Ballkan? ….ndiqni Revista Travel dhe zbuloni vendet më të mira për të shkuar, gjërat më të mira për të parë, ushqimin më të mirë për shije dhe përvojat më të mira për të jetuar. 

“Ne do t'ju ndihmojmë të eksploroni Shqipërinë në të gjitha bukuritë e saj por edhe territoret e Ballkanit Perëndimor si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Greqia etj”

 

ADRIATIK TOURS LLC, West Hartford, CT : 

Dhe, kështu, nëse udhëtoni në Shqipëri, në Kosovë dhe viset shqiptare, nëpërmjet agjensisë ADRIATIK TOURS LLC, e vendosur në West Hartford, CT, e cila është dega e Hotel Adriatik dhe Adriatik Tours në Shqipëri , është kompania ajo që u ofron shërbimin e udhëtimit, dhe paketat ekskluzive në Shtetet e Bashkuara, paketa këto që janë konkurruese për individë, grupe dhe komision të lartë për Agjentët e Udhëtimit, shkruajn broshurat turistike të  agjensisë ADRIATIK TOURS LLC, e vendosur në West Hartford, CT, të cilat mundet ti gjeni fare leht edhe në web-site www.adriatikhotel.com.

 Ku këto brushura shkruajn se ADRIATIK TOURS LLC, e cila është e vendosur në West Hartford, CT, thotë se të gjithë  ata që planifikojnë dhe personalizojnë udhëtimin e tyre, gjithmonë në përputhje me rrethanat, është Adriatik Hotel që fillon duke  ju marr nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nëna Terese”-  dhe, ju lëshojnë në Aeroportin e Tiranës, me udhëzuesit dhe shoferët e saj, që jan nga guida “Hotel Adriatik, Tours Guided Albania”.

 Duke ju ofruar me këtë tur turistik, natyrisht nëse e planifikoni me një akomodimin rehatues në Hotel Adriatik, që gjendet në plazhin e qytetit të Durrësit, më të bukurin udhëtim simbas saj.

 Madje për ata që kërkojnë të zbulojnë edhe më tej ato bukuritë magjepse të turismit shqiptar, tregon kjo axhensi, se nëpërmjet ADRIATIK TOURS LLC, e vendosur në West Hartford, CT, për turistët amerikan, të huaj dhe shqiptarët e Amerikës, ata jan që do  t’ju ofrojnë shërbimin e udhëtimit botëror, dhe të kombinoni turneun tuaj me Italinë, Kroacinë, Greqinë ose Malin e Zi, gjithmonë sipas preferencës tuaj.

 Pra, provoni se nuk do të ngeleni te zhgënjyer dhe rezervoni direkt për të marrë çmimin më të mirë të paketës tuaj, e cila është edhe grishja më e leverdishmja dhe më e bukura, dhe vjen në cdo sesion nëpërmjet ADRIATIK TOURS LLC, e cila tashmë e vendosur në West Hartford, CT, operon dhe është e disponueshme për të gjithë ata që planifikojnë të vizitojnë Kosovën, Shqipërinë dhe viset shqiptare, përfshirë mesdheun e bukur dhe të pakrahasueshem për pushime.

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat