Meta takon të martën krerët e partive jashtë parlamentare

Shqipëria

Meta takon të martën krerët e partive jashtë parlamentare

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 19:19
Ilir Meta

Opozita i është përgjigjur ftesës së presidentit Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me ngërçin e krijuar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Reformës në Drejtësi dhe situatës aktuale politike.

Top Channel mëson se të martën Presidenti do të presë në orën 09:00 krerët e partive jashtë parlamentare.

Një shkresë është dërguar nga Presidenti Meta, më herët për të gjithë kryetarët e partive që braktisën Kuvendin, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat