Braçe sulmon PD-në: Për pushtet po i shpallin luftë SHBA

Shqipëria

Braçe sulmon PD-në: Për pushtet po i shpallin luftë SHBA

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 20:10
Erjon Braçe

E diela e 17 nëntorit shënoi 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazifashistë.  Ceremonia përkujtimore u mbajt pranë monumentit Ushtari i Panjohur.

Në ceremoni përveç veteranëve dhe pasardhërsve të atyre që kanë luftuar 75 vite më parë morën pjesë deputetë, ministra, prefekti i Tiranës, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla si dhe zv/kryeministri Erjon Braçe.

Zv/kryeministri Braçe zgjidhi që nëpërmjet kësaj ngjarje historike të lëshojë akuza ndaj kundërshtarëve politikë.

Braçe: Po e përsërisim veten prap sot, kur gjejmë kurajon që për interesa politika të ngushta partiake, por edhe për pushtet ti shpallim po prap luftë, Amerikës, Britanisë, Francës dhe gjithë Perëndimit thjesht dhe vetëm se duam pak pushtet. Edhe atëherë pushteti i bëri bashkë me fashistët, edhe tani pushteti i bën bashkë kundër perëndimit.

Në të njëjtën linjë me zv/kryeministrin Braçe ishte edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili vlerësoi sakrificën e të rënëve për çlirimin e vendit.

Balla: Duhet ta dimë të gjithë që nëse ka një vend në Evropë që u çliruar me forcat e veta kjo është Shqipëria jonë dhe kjo është për shkak të LANÇ.

Operacioni për çlirimin e Tiranës nisi në 12 shtator 1944 dhe përfundoi në 17 nëntor të atij viti.

Cilësohet si një ndër betejat e ashpra që u zhvillua në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat