Bashkia Tiranë braktis familjen! Asnjë dëmshpërblim për tërmetin, nuk i lejonë as të ndërtojnë

Shqipëria

Bashkia Tiranë braktis familjen! Asnjë dëmshpërblim për tërmetin, nuk i lejonë as të ndërtojnë

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

“Në një muaj bëjmë dëshmpërblim. 51 dosjet e para që janë gati. Nuk ka ndonjë mburrje të madhe se detyrën po bëjmë”

Kështu deklaroi kryebashkiaku Erjon Veliaj pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në shtator. Edhe pas dy muajsh familja Guri në fshatin Varosh jeton nën këtë çadër, e vetmja ndihmë e ardhur për ta. Prej asaj dite askush nuk është kujtuar dhe jo vetëm për ndihmë financiare.

Në mungesë të kësaj kryefamiljari ka kërkuar të marrë leje për ta ndërtuar me financat e veta. Por sërish është përballur me heshtje nga bashkia e Tiranës, ndërsa i ftohti tashmë ka trokitur

Dy bashkëshortët i druhen një lëkundjeje tjetër, si ajo e kësaj të diele me 3.6 ballë, pasi sipas tyre, me pak goditje tjera shtëpia mund të shembet plotësisht.

Këtu kalojnë pjesën më të madhe të kohës, ndërsa shprehen se është e vështirë për të qëndruar tashmë që dimri po afron.

Varoshi në mes të gjelbërimit është zonë e harruar nga Kryebashkia. Ndonëse vetëm 20 kilometër larg nga bashkia,  automjetit i duhen më shumë se 1 orë për të mbërritur. Në rrugë është investuar pjesërisht e më pas duhet të përballesh me gropa, gurë e baltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat