Meta tregon arsyet pse nuk ishte në stadium: Shpresojmë të mos i ndërrojmë emrin dhe vendit!

Shqipëria

Meta tregon arsyet pse nuk ishte në stadium: Shpresojmë të mos i ndërrojmë emrin dhe vendit!

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 07:46
Ilustrim

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka shpjeguar arsyet e mungesës së tij në inagurimin  e stadiumit të ri "Arena Kombëtare" dhe ndeshjen e Shqipërisë me Francën.

Në një postim në facebook në mbyllje të sfidës që përfundoi 2:0 në favor të miqve fvrancezë, Meta thotë se arsyet e mosprezencës së tij lidhen me heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale.

Por, shton Meta, kjo nuk do të thotë se Presidenti nuk do të shkojë në të ardhmen në stadium.

Meta: Të dashur tifoza Kuq e Zi!Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm, duke treguar se tifozët më të mirë janë ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: "Do shkojmë në Qemal Stafa!"

Presidenti uron që të mos ketë ndonjë iniciativë për t'i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.

Meta: Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t'i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në "Qemal Stafa" për mëse shtatë dekada!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat