U takua pak ditë më parë me familjen, Alvini shtrohet në spital

Shqipëria

U takua pak ditë më parë me familjen, Alvini shtrohet në spital

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 15:59
Alvin Berisha

Mëngjesin e sotëm 11-vjeçari Alvin Berisha i shoqëruar nga babai Afrim e familjarët e tij ka nisur vizitat mjekësore në spitalin e Lecco-s.

Një ekip i specializuar mjekësh do të analizojë gjëndjen shëndetësore të vogëlushit i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë një atentati në Siri ku humbi jetën nëna e tij Valbona së bashku me 2 fëmijë e partnerin e saj të ri.

Nga atentati me bombë Alvin u plagos rëndë në njërën këmbë e u kurua në kampet e Sirisë nga një staf mjekësor i organizatave humanitare. Plaga në këmbë i ka krijuar vështirësi të dukshme në ecje e mjekët italianë po vlerësojnë një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar.

Vogëlushi shqiptar i cili jetoj për rreth 5 vite në Siri, ka lindur në Itali, e ka një leje qëndrimi të përhershëm në këtë vend së bashku me babain e motrat e tij. Qëndrimi në Siri ka bërë që ai të harrojë gjuhën italiane e të flas në gjuhën arabe.

Për momentin prioriteti i parë ndaj vogëlushit shqiptar është shëndetii tij fizik e psikologjik. Pak ditë më parë i marrë në pyetje nga autoritetet italiane, psikologu verifikoj se ai po përjeton një traumë të fortë emotive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat