Meta nuk e mirëpret Borchardt në Presidencë, Kryemadhi: Kush fyen shqiptarët ta marri mbrapsht!

Shqipëria

Meta nuk e mirëpret Borchardt në Presidencë, Kryemadhi: Kush fyen shqiptarët ta marri mbrapsht!

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 16:28
Monika Kryemadhi

“Kush fyen shqiptarët ta marri mbrapsht dhe për ata që përfaqëson ai”, kështu tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, teksa u pyet për deklaratën e Presidentit, se “Bernd Borchardt nuk është i mirëpritur në Presidencë”.

Kryemadhi: Borchard mund të kishte kandiduar për Gjykatën Kushtetuese. Ëngjëll Agaçi mund ta kandidonte dhe mund të kishte qenë edhe në vakancat e Kuvendit. Edhe pse Kuvendi i kishte votat priti afatin e fundit për të miratuar emrat. 

Sipas Presidentit, Ilir Meta, ambasadori Borchardt ka vënë në diskutim vendimet e Presidentit si dhe ka bërë vendime të turpshme drejtuar protestuesve të "Astirit".

"Z. Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës", thuhej në dokumentin e Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat