Demalia: Sistemi gjyqësor, i lidhur me krimin e organizuar

Shqipëria

Demalia: Sistemi gjyqësor, i lidhur me krimin e organizuar

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 16:30
Ilir Demalia

Analisti, Ilir Demalia në një lidhje telefonike për Ora News u shpreh se sistemi i drejtësisë është i inkriminaur dhe kompromentuar politikisht.

Demalia tha gjithashtu se sistemi gjyqësor është i lidhur edhe me krimin e organizuar.

Ilir Demalia: Ndërkombëtarët me sa kemi parë dhe partnerët strategjikë përkrahin rilindjen dhe qeverinë Rama. Ne flasim për Dvoranin, njerëzit e Gjykatës Kushtetuese dhe sistemin gjyqësor, që lidhen me njeri-tjetrit zinxhir dhe tregojnë që janë të inkriminuar dhe të kompromentuar politikisht, si dhe me krimin e organizuar. Është institucioni më i inkriminaur. Atentati ndaj prokurorit, çështje, pasuritë e tyre dhe të gjitha këto tregojnë që është një sistem totalisht i kolapsuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat