Kryemadhi: Ndërkombëtarët ndikohen nga individë afër kryeministrit

Shqipëria

Kryemadhi: Ndërkombëtarët ndikohen nga individë afër kryeministrit

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 16:38
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se në momente të caktuar ndërkombëtarët ndikohen nga njerëz afër kryeministrit.

Sipas saj, ishin votat e LSI ato që garantonin reformën në drejtësi. Kryemadhi deklaroi se as mbasadori Lu nuk e besonte se LSI do të votonte për të miratuar reformën në drejtësi.

Kryemadhi: Ambasadorët funksionojnë me ministrinë e jashtme dhe me zyrat e kryeministrit. Edhe sot e kësaj dite SHBA dhe shumë partnerë ndërkombëtare në momente të caktuara ndikohen nga individë që janë afër kryeministrit dhe flasin në emër të tij. Nëse shefja e kabinetit të zotit Rama do të flasë në emër të Ramës dhe do ti thotë se ne duam ta kalojmë reformën në drejtësi, por nuk do Ilir Meta dhe nëse këta do ta drejtonin Zoti Lu dhe ndërkohë Romana Vlahutin do të thoshte hajde të blejmë deputetë të opozitës, ku ndërkohë nuk bëhej fjalë për të blerë deputetë të opozitës sepse  ishin votat e LSI ato që garantonin, por bëhej fjalë për të miratuar  një reformë në unision. Nëse do kishim miratuar një reformë në drejtësi pa PD kjo reformë nuk do ishte e besuar as për BE dhe as për SHBA.

Deklaratat e kryetares së LSI u bënë në një bashkëbisedim me gazetarët pas kthimit nga SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat