Elbasan/ E përplas makina, humb jetën 60 vjeçari

Shqipëria

Elbasan/ E përplas makina, humb jetën 60 vjeçari

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 17:57
Ilustrim

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi një 47-vjeçar e ka aksidentuar atë me automjetin e tij.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat