Viruset po bëhen rezistentë, apeli i mjekëve: Kujdes me antibiotikët, mos i përdorni pa vend

Shqipëria

Viruset po bëhen rezistentë, apeli i mjekëve: Kujdes me antibiotikët, mos i përdorni pa vend

Më: 18 nëntor 2019 Në ora: 19:50
Foto

Organizata Botërore ka lëshuar alarmin për vende, të cilat përdorin antibiotikë pa kriter.

Ndër këto vende renditet edhe Shqipëria, ku qytetarët i përdorin antibiotikët si karamele. Për një grip apo grykë të skuqura qytetarët shkojnë në farmaci dhe marrin antibiotikë; apo në rastin më të keq, kur vetë mjekët, në vend të një antibiotiku më të lehtë japin atë të dekadës së fundit. Dhe në fakt nuk bëjnë gjë tjetër veçse krijojnë rezistencë mikrobiale te pacienti.

Antibiotikët  prodhohen për të luftuar bakteret  dhe nuk ndikojnë aspak te viruset siç është gripi dhe simptomat e tij. Mjekët shpjegojnë se rezistenca mikrobiale krijohet jo vetëm nga konsumi direkt i antibiotikëve, por edhe nga konsumi i mishit, ku është përdorur antibiotik.

Ka  ende farmaci që në mënyrë abuzive lëshojnë antibiotikë pa recetë. Por në luftën ndaj rezistencës mikrobiale kërkohet  që hartuesit e politikave ta marrin seriozisht.

Çdo vit në Evropë humbin jetën nga infeksionet për shkak të rezistencës mikrobiale 33 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat