Borchardt ‘non grata’, selia qendrore e OSBE: E kemi mbajtur shënim notën e Presidentit Meta

Shqipëria

Borchardt ‘non grata’, selia qendrore e OSBE: E kemi mbajtur shënim notën e Presidentit Meta

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 18:30
Bernd Borchardt

Zyra qendrore e OSBE-së në Vienë ka dhënë një reagim në lidhje me vendimin e Presidentit Meta për të shpallur ‘non grata’ në Presidencë ambasadorin e OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt.

Top Channel i ka dërguar kërkesë zyrës qendrore përmes postës elektronike dhe si përgjigje ka marrë një sqarim nga OSBE. Me një gjuhë diplomatike dhe të rezervuar, OSBE shprehet se ka mbajtur shënim notën verbale të lëshuar nga zyra e Presidentit Meta.

Në përgjigje e zëdhënëses Mersiha Čaušević Podžić thuhet:

“OSBE e mban shënim këtë notë verbale lëshuar nga zyra e presidentit . Për aq kohë sa ne qëndrojmë partnerë të Shqipërisë, OSBE inkurajon dialogun dhe bashkëpunimin me institucionet shqiptare, e po ashtu mbetet e vendosur në ofrimin e ndihmës specifike, në avancimin e axhendës së vendit”.

Kujtojmë se këtë të martë Bernd Borchard është larguar drejt Vienës për të paraqitur në selinë qendrore të OSBE-së raportin e tij vjetor të prezencës në Shqipëri.

Presidenti Meta e akuzoi ambasadorin se ai kishte vënë në diskutim dekretin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit si dhe se kishte kryer një gjest të pahijshëm (ngritja e gishtit të mesit) drejtuar një sërë qytetarëve shqiptarë (protestues të zonës së Astirit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat