Shtrëngata, reshje dhe përmbytje në këto qarqe, ja si do jetë moti nesër

Shqipëria

Shtrëngata, reshje dhe përmbytje në këto qarqe, ja si do jetë moti nesër

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 19:58
Ilustrim

Dita e nesërme (20 nëntor) do të fillojë me reshje shiu dhe me shtrëngata, prandaj mos harroni ti merrni cadrat me vete dhe të visheni trashë.

Vetëm në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të ketë reshje intensive.

Sipas IGJEUM, në qarqet e tjera priten reshje mesatare, ndërsa në zona të kufizuara do të jenë në formë shtrëngate, kryesisht në jug të vendit.

Qarqet që janë më të rrezikuar për përmbytje për shkak të intensitetit të lartë janë Elbasani, Berati, Korça, Vlora dhe Gjirokastra. Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.

Sa i përket temperaturave, ato pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 18 °C

në vendet e ulëta: 14 / 17 °C

në vendet malore: 7 / 12 °C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat