Në 2020 më pak lekë për rrugët, Balluku: Koncesionari i Milot-Balldre ka një vit kohë

Shqipëria

Në 2020 më pak lekë për rrugët, Balluku: Koncesionari i Milot-Balldre ka një vit kohë

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 20:27
Belinda Balluku

Ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh e pakënaqur me fondet buxhetore të akorduara nga Ministria e Financave për rrugët, duke shpresuar që së paku projektet e nisura të financohen në kohët.

Projekti tjetër që rrezikohet nga prerja e fondeve është ai i hekurudhës Tiranë-Durrës.

Gjatë prezantimit të buxhetit në komisionet parlamentar e zonja Balluku foli në komisionet parlamentare edhe për koncesionin e rrugës Milot-Balldren.

Ajo tha se nuk ka informacion për ecurinë e procedurave dhe gjetjen e financimeve, por shtoi se kompania fituese ka 1 vit afat që nga miratimi I koncesionit për të zbatuar kontratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat