KED 2020 në rrezik! Gjykata e Lartë s’ka më anëtar tjetër nëse ndaj Dvoranit ka ndjekje penale - Bota Sot
KED 2020 në rrezik! Gjykata e Lartë s’ka më anëtar tjetër nëse ndaj Dvoranit ka ndjekje penale

Shqipëria

KED 2020 në rrezik! Gjykata e Lartë s’ka më anëtar tjetër nëse ndaj Dvoranit ka ndjekje penale

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 20:29
Ilustrim

Pas dorëzimit të tre kallëzimeve në tre prokurori, tashmë fati i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që ka mandat deri në datën 31 dhjetor 2019 varet krejtësisht nga organi i akuzës.

Por jo vetëm fati i kësaj KED, por edhe i KED së katërt që do ngrihet, e cila zgjidhet përmes shortit në datën pesë dhjetor dhe nis nga funksionimi në janar  2020. Ligji i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi imponon ndalimin e pjesëmarrjes në KED ndaj çdo anëtari ndaj të cilit ushtrohet ndjekje penale.

Thënë ndryshe , në rast se regjistrohet ndjekje penale ndaj kreut te emërimeve në drejtësi, ai automatikisht nuk mund të shortohet, edhe për Këshillin e ri të emërimeve që pritet të ngrihet për mandatin e ardhshëm një vjecar. por nga ana tjetër sikundër dihet , Ardian Dvorani drejton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për shkak të funksionit që ai kryen si anëtar i Gjykatës së Lartë, i ngelur vetëm pas procesit të vettingut.

Zoti Medi Bici, një tjetër anëtar i gjykatës së lartë, i konfirmuar në detyrë ushtron kompetencat në këshillin e lartë gjyqësor dhe siç thonë burime të sigurta të Top Channel KLGJ nuk e ka dërguar emrin e tij për t’u shortuar. Por ndërkohë ligji kërkon që kreu i KED të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë .

Që do të thotë se Ardian Dvorani ngelet vetëm dhe sërish në garë si emri potencial dhe i vetëm për të drejtuar KED  edhe për mandatin e ardhshëm. dhe për shkak se juristët janë mjeshtra të leximit të ligjit në disa dimensione , pritet që edhe togfjalëshi “ndjekje penale” të lexohet në disa kuptime.

Por kuptimin e parë pritet t’Ia marrim në ditët e para të dhjetorit, për të parë do hidhet apo jo shorti për të zgjedhur KED 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat