Blloku në vitet e demokracisë, klube nate dhe të rinjtë e shfrenuar - Bota Sot
Blloku në vitet e demokracisë, klube nate dhe të rinjtë e shfrenuar

Shqipëria

Blloku në vitet e demokracisë, klube nate dhe të rinjtë e shfrenuar

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 22:24
Blloku

30 vjet pas ndryshmit të sistemeve në vend, Blloku, ky territor mitik, vijon të jetë më e lakmuara nga popullata.

“Tashmë mund të them se shumë vila janë prishur, me tendencën për zhvilluar pronat dhe kjo është një e drejtë, që nuk i mohohet askujt, por shteti duhet të ndërhyjë e të gjejë mekanizmat për të kënaqur pronarin dhe njëkohësisht ti ruaje qytetit atë që është historia e vet”, tregon Loreta Çepeli, Arkitekte.

Nëse dikur, Blloku ishte i izoluar dhe monoton, sot gumëzhin nga lokalet me muzikë, nga “paradat” që bëjnë makinat luksoze, të rinjtë e veshur me firmato.

Nëse sot je në modë ose ke një pozitë shoqërore duhet ta demonstrosh atë në Bllok.

“Është një hakmarrje, e thellë e brendshme. E atyre që edhe pse nuk e dinë historinë hakmerren ndaj dhunës. Është liri e madhe, lokale për jetë natë. Nga një kështjellë frike në një liqen lirie”, tregon Spartak Ngjela, avokat.

“Po të krahasosh si ishte dhe si është. Atëherë ishte një lule një perlë, sot është bërë një mos e pyet. Sot çfarë nuk flitet për Bllokun e atëhershëm por nuk bëjnë krahasime se si është blloku sot. Në Bllok dëgjohet u vra ky e u vra ai, ndërkohë që në atë kohë nuk dëgjoje për vrasje”, tregon Muharrem Xhafa, ish – shef i Sektorit të Edukimit.

Në këto 30 vite, shqiptarët kanë parë pak ndryshime. Sot, si dikur kemi një shkallë të lartë të nepotizmit në administratë, kemi martesa për interes, kemi “luftë klasash” por jo me pushkatime.

Sot, ata që jetojnë në Bllok, sërish janë njerëzit që kanë më tepër benefite. Duket sikur kemi përsëritje të historisë, me aktorë të rinj, por më pak të përgjakshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat