Në orët e mbrëmjes së kaluar tre persona janë futur në banesën e Taf Shabanit në fushë Milot.
Në banesë ndodhej e zonja e shtëpisë dhe pasi janë paraqitur si shokë të djalit të tyre që jeton në Itali dy prej personave kanë hyrë në katin e dytë të banesës duke zbërthyer kasafortën ku dhe ndodheshin paratë.
Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë janë larguar. Sipas zonjës së shtëpisë personat ishin tre dhe nuk i njihte, pasi ka probleme me shikimin.
Ata më pas janë larguar dhe është lajmëruar i zoti shtëpisë dhe policia e Kurbinit. Sipas Taf Shabanit vlera e lekëve është shumë e madhe dhe kanë qenë të fshehura në kasafortë.
Burime bëjnë me dije se kasaforta është hapur me levë. Paratë janë të djalit të shtëpisë i cili rezulton që të jetë në burg në Itali. Policia deri më tani ka shoqëruar disa persona si dhe ka ngritur disa pika kontrolli, banesa nuk ka kamera sigurie.