Atentati ndaj Prokurorit, Redjan Rraja kërkon lirinë te Apeli

Shqipëria

Atentati ndaj Prokurorit, Redjan Rraja kërkon lirinë te Apeli

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 10:19
Foto

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda po zhvillon seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë së Redjan Rrajës, i vetmi i arrestuar për atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut.

Rraja përmes avokatit të tij, Besnik Çerekja, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë "arrest me burg" të dhënë nga gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda. Nga ana tjetër prokuroria kërkon lënien në fuqi të masës "arrest me burg" deri në përfundim të hetimit.

34-vjeçari akuzohet nga prokuroria si një nga atentatorët ndaj prokurorit, Arjan Ndoja, që mbeti i plagosur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit, teksa ishte në makinë me Landi Muharremin dhe shoferin e tij Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital.

Në makinë u gjendën edhe dy automatikë të cilët pas ekspertizës janë ata që janë përdorur në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat