Prokuroria kërkon 21 vjet burg për Arbër Çekajn

Shqipëria

Prokuroria kërkon 21 vjet burg për Arbër Çekajn

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 11:54
Arbër Çekaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 21 vite për burg për Arbër Çekaj, pronari i kompanisë që kishte porositur bananet ku një vit me parë u kapën 613 kg kokainë.

Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë ai do të dënohet me 14 vite burg pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

Në seancën gjyqësore te Krimet e Rënda, organi i akuzës kërkoi 16 vite burg për Donaldo Lushaj dhe me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 10 vite si dhe 13 vite burg për Armando Pezakun që me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 8 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat