Kushtetuesja, Berisha: Ndryshe nga Meta, s'do të kisha pranuar kurrë 4 kandidatë nga 12

Shqipëria

Kushtetuesja, Berisha: Ndryshe nga Meta, s'do të kisha pranuar kurrë 4 kandidatë nga 12

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 13:27
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaron se ndryshe nga Meta, si president nuk do të kishte pranuar kurrë 4 kandidatura nga KED nga 12 që ja përcakton Kushtetuta për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Berisha: Sa i përket emërimeve unë nuk do të kisha pranuar kurrë 4 për 12.Nuk e bëja. Kushtetuta e detyron të sjellë 12. Të kenë mundësinë e zgjedhjes. Por kjo është për të zgjedhur vetëm këta që u ka marrë firmën Edi Rama dhe kjo është shkelje shumë e rëndë. Procedura e zgjedhjes së tyre në një shtet ku funksionon shteti ligjor është nul. Ata nuk njohin shtet por vetëm kapjen.

Duke folur pas takimit në Presidencë, Berisha akuzoi mazhorancën se përmes kreut të KED tentuan ti marrin Presidentit kandidaturën për Kushtetuesen.

Berisha: Çfarë bën kapomafia që shndërron KED në një shpellë të vërtetë mafie?Sjell në vend të 12 kandidaturave, sjell 4. Këta i ndan 3 nga 3 duke i përsëritur tre herë në lista. A e dini që janë paraqitur me dhjetëra kandidatë dhe janë zhdukur të gjithë? Me çfarë mekanizmi i skontuan një nga një? Derisa morën firma për skllevër skontuan të gjithë të tjerët. Ndodh vettingu, kam vërejtjet e mia. Por në vetting dalin gjërat, e shkelën me 100 milionëshin e Dvoranit, është përgjegjësi e tyre. 

Por këta nuk nxorën asnjë shkak.Është skenar i turpshëm.Ligjvënësi në krye të radhës fragmentoi emërtesën e Gjykatës Kushtetuese. Është në tagrin e Presidentit të emërojë cilindo që ai do me kusht që të plotësojë kriteret e Gjykatës Kushtetuese. Me 3 nuk kapet Gjykata, garancia është fragmentimi. Kam qenë unë që e kam propozuar këtë skemë se është shumë më e pavarur një gjykatë me një emërtesë të tillë sesa një gjykatë kur të gjithë i emëronte Presidenti apo Kuvendi.Këta nuk mund ti diktojnë njëri-tjetrit. O burra ti marrim presidentit të republikës kandidaturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat