Juristi Daci: Politika nuk e do Gjykatën Kushtetuese

Shqipëria

Juristi Daci: Politika nuk e do Gjykatën Kushtetuese

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 16:16
Jordan Daci

Juristi Jordan Daci në një intervistë për Ora News foli për ngërçin e krijuar në Kushtetuese.

Daci tha se politika nuk e do Gjykatën Kushtetuese, sepse nëse do kishin ajo tashmë do ishte ngritur. Më tej ai u shpreh se kriza aktuale është një krizë e paramenduar dhe e stisur nga qeveria.

Jordan Daci: Politika nuk e do Gjykatën Kushtetuese, sepse në të kundërt ne do kishim një dëshirë për ta ngritur dhe nuk do kishim këto probleme. Gjykoj që kriza aktuale është një krizë e paramenduar dhe e stisur nga shumica parlamentare, me qëllim për t'i vjedhë presidentit një nga anëtarët e tij dhe në një farë mënyre për të ushtruar një lloj kontrolli tek trupa gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese, kjo falë edhe karakterit të dobët të pjesëmarrësve. Një njeri që kandidon për Gjykatën Kushtetuese është i vetëdijshëm për rëndësinë që ka ky institucion  dhe duhet që të mos i nënshtrohet as joshjeve dhe as presioneve. Ose më mirë lere dhe ta marri dikush tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat