"Rama-Basha-Meta", Mimoza Koçiu: Historia do përsëritet, të tre do dalin të fituar

Shqipëria

"Rama-Basha-Meta", Mimoza Koçiu: Historia do përsëritet, të tre do dalin të fituar

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 22:19
Mimoza Koçiu

"Historia do të përsëritet si në vitin 2017". Kështu mendon gazetarja e njohur Mimoza Koçiu, e cila në studion e emisionit "Arena" deklaroi se Rama, Basha dhe Meta do të dalin sërish të fituar.

Në analizën që Koçiu i bën situatës politike shprehet se ajo që po ndodh aktualisht mes Presidentit, Kryeministrit dhe liderit të opozitës është luftë për të arritur balancat.

Mimoza Koçiu: Nuk e parashikon protokolli të përcjellë presidenti asnjëri, por është simbolikë për të treguar që, ja po bashkoj forcat me Berishën dhe i jep edhe mesazhet e duhura Ramës. 

Por unë kam një pyetje, pse mendoni p.sh që nuk do përsëritet historia? Në 2017 e mbani mend si filloi fushta?! Ishte Meta me Bashën, që mendoheshin të ishin pranë për shkak të çadrës. U bë ndërprerja sepse u bë marrëveshja, një shkëputje mes të dyve dhe ajo fushatë që nisi Basha kundër Ramës përfundoi në Rama-Basha kundër Metës. I mbani mend fushatën, Meta president i zgjedhur që  këtej thonin LSI, tepsia, ai thoshte dy djemtë e pabindur. Në fund a fituan të tre?! Sepse fituan të tre. Rama mori pushtetin, Meta mori presidencën, Basha rimori partinë. 

Kaq e thjeshtë është, kështu që unë mendoj se historia do përsëritet prap dhe të tre do të jenë të fituar. Është luftë për të arritur balancat, kaq ti kaq unë dhe unë mendoj që do ti arrijnë ato. Unë mendoj që historia do përsëritet, dmth do e gjejnë gjuhën për të bërë ato akrobacitë në reformën zgjedhore, por do marri secili influencat e veta. Shoh lëvizjet si bëhen, luftohet edhe për gjykatësin e fundit, sepse i intereson ajo balanca nga do anojë ana e vendimmarrjes, është fatkeqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat