“Lufta” Meta-Rama, Hila: Në fund do fitojë njëri. Gazetarët: Do ketë marrëveshje

Shqipëria

“Lufta” Meta-Rama, Hila: Në fund do fitojë njëri. Gazetarët: Do ketë marrëveshje

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 22:20
Pamje nga emisioni

Në emisionin Arena në RTV ORA, gazetari Dritan Hila ka thënë se nga përplasja mes Presidentit Meta, dhe kryeministrit Rama njëri nga ta do të mbesë në këmbë.

Ndryshe mendojnë gazetarët Ben Andoni me Mimoza Koçiu, të cilët shprehen se palët do të bëjnë marrëveshje dhe historia do të përsëritet sikurse në 2017.

Pjesë nga biseda: 

Ben Andoni: Unë mesoj si Mimoza Koçiu, këta po shkojnë drejt ndarjes finale, të atyre sinorëve që kanë.

Dritan Hila: Unë mendoj se i kanë të ndara tanimë

Mimoza Koçiu: Jo, ende jo!

Ben Andoni; Meta ka humbur shumë.

Dritan Hila: Unë mendoj se ai e ka llogaritur se në fund, njëri do të mbesë në këmbë nga kjo përplasje.

Mimoza Koçiu: Unë mendoj se historia do të përsëritet, sepse po merren vesh në ndarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat